Këndi është i pajisur me zinxhirë në jastëkë, duke mundësuar heqjen dhe pastrimin e tyre në mënyrë të lehtë dhe praktike. Ai karakterizohet nga një cilësi maksimale si në ndërtimin e konstruktit, ashtu edhe në pjesën e uljes.
Ulëset janë të përbëra nga një kombinim i dy llojeve të sfungjerit: sfungjer lux dhe memory foam, të cilët ofrojnë një nivel shumë të lartë komoditeti, mbështetje të mirë për trupin dhe një përvojë të rehatshme uljeje për përdorim të përditshëm.




